Miri dhe Selina padyshim që janë dy prej banorëve më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother Vip Albania! Kjo për shkak të “krevatit” që i bashkoi dy konkurrentët që prej natës së parë të këtij reality show.
E teksa shikuesit jashtë kanë ngritur “pikëpyetjet” e tyre, edhe banorët brenda shtëpisë nuk kanë ngelur mbrapa. Ndonëse vetë Miri dhe Selin kanë deklaruar se marrëdhënia e tyre është e njëjtë si ajo e një babai me të bijën, të gjithë janë konfuzë.
E më tepër konfuzë janë bërë pas kësaj deklarate që vetë Miri ka bërë së fundmi. Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së kaluar, ku ai u detyrua që të kalonte në një tjetër zonë të shtëpisë, është shfaqur duke qarë në dhomën e rrëfimit.
“Nuk duhet të kisha ardhur këtu. Të paktën sot. Ajo ka marrë letër nga i ati. E dua orë vëlla sepse është super njeri. E manifestuan të gjithë shtëpia të ndaheshim nga krevati, ja na ndanë, hë u kënaqën”, tha Miri teksa shihej i përlotur.




