‘Nënat nuk preken’, vajza e Fjolla Morinës me reagim të fortë për të

0
379
Screenshot

Situata brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova është tensionuar jashtë mase gjatë ditës së sotme, duke bërë që reagimet të vijnë edhe nga jashtë.

Lediana, vajza e këngëtares Fjolla Morina, ka thyer heshtjen përmes një postimi në rrjetin social Instagram, pas debateve të forta që nëna e saj pati me dy banoret e tjera, Albën dhe Shkurtën.

“Kufijtë janë kaluar, kjo nuk është pjesë e spektaklit”

Përmes një deklarate të gjatë, Lediana u shpreh se nuk do të tolerojë më ofendimet që i bëhen nënës së saj.

Sipas saj, kritika dhe loja janë të pranueshme, por fyerja e figurës së nënës dhe gruas nuk mund të konsiderohet kurrë si pjesë e “shout”.

Ajo theksoi se asnjë rrethanë televizive nuk e arsyeton përdorimin e sulmeve personale për të fituar vëmendje apo klikime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here