Një natë para fillimit të sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço ka ndarë me ndjekësit e tij disa foto nga përgatitjet e fundit në studio.
Në postimin e tij, ai shkruan: “Siç do thosh Maria, It’s tiiiime! Faleminderit që na pritët ë”, duke shtuar edhe një mesazh mirënjohjeje për publikun që ka pritur rikthimin e spektaklit.
Fotot e publikuara tregojnë prezantuesin brenda studios së ndriçuar të formatit, duke mbajtur mikrofonin në dorë dhe i fokusuar në provat për natën e madhe.





