Wednesday, May 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Eros Grezda bën deklaratën e fortë për Xhensila Myrtezajn: Më e bukura

Ish-futbollisti, Eros Grezda, i ftuar në emisionin “She’s on Air”, në Top Albania ka treguar për momentin më të veçantë dhe kulminant të karrierës së tij.

“Momenti më kulminant në karrierën time do të thoja kur kam kaluar te Rangers. Ka qenë një moment si për mua ashtu dhe familjen time, moment krenarie, sepse kam qenë shqiptari i parë që ka nënshkruar me klubin më të trofeshëm në botë. Normalisht që do ta vlerësoja dhe pastaj golin kundrejt Turqisë, goli im i parë me Turqinë. Ka pasur dhe momente të tjera, por do të veçoja këto të dyja”, tha Grezda.

Por jo vetëm kaq.

“Eros do më thuash emrin e vajzës më të bukur dhe seksi të showbiz-it, si e mendon ti?”, ishte një nga pyetjet drejtuar atij.

“Po ka shumë”, tha Eros, ndërkohë Erjola Doçi ia kthen: “Ai është diplomat, po unë nuk lë pa i marrë emra. Nëse ti nuk do të japësh një, do më thuash dy pra. A apo B? Kush janë femrat më hot sipas teje në estradën shqiptare?”.

“Ok, mund të themi Xhensilën dhe Sindi Myftari”, u përgjigj më pas Grezda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles