Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

“Ëndrra amerikane” merr fund?! Vendimi i Trumpit për llotarinë prek dhe shqiptarët

Njoftimi i presidentit Donald Trump për të pezulluar Programin e Lotarisë së Vizave të Diversitetit (Lotaria e Kartës Jeshile) prek drejtpërdrejt edhe Shqipërinë, e cila prej vitesh është pjesë e vendeve të kualifikuara për këtë program emigrimi drejt Shteteve të Bashkuara.

Vendimi u njoftua të enjten përmes një postimi në X të Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, pasi përmes këtij programi e njohur nga shqiptarët si lotaria Amerikane kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara edhe autori i dyshuar për të shtënat në Universitetin Brown dhe në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit (MIT), ku të paktën 15 persona janë konfirmuar të vdekur.

Shqiptarët kanë qenë tradicionalisht ndër përfituesit e këtij programi,(DV1) me dhjetëra qytetarë që çdo vit fitojnë të drejtën për të aplikuar për qëndrim të përhershëm ligjor në SHBA. Pezullimi i shpallur nga administrata Trump krijon pasiguri si për aplikimet e ardhshme, ashtu edhe për fituesit aktualë që ndodhen ende në proces verifikimi dhe intervistash.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, njoftoi në platformën X se pezullimi është urdhëruar nga presidenti Trump dhe po zbatohet nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, megjithëse programi është krijuar me ligj nga Kongresi, çka pritet të sjellë kundërshtime dhe sfida ligjore.

‘Vrasësi i Universitetit Brown, Claudio Manuel Neves Valente, hyri në Shtetet e Bashkuara përmes programit të vizave për emigrantë të lotarisë së diversitetit (DV1) në vitin 2017 dhe iu dha një kartë jeshile.

Ky individ i neveritshëm nuk duhej të lejohej kurrë në vendin tonë. Në vitin 2017, Presidenti Trump luftoi për t’i dhënë fund këtij programi, pas sulmit shkatërrues me kamion në NYC nga një terrorist i ISIS, i cili hyri në programin DV1 dhe vrau tetë persona.

Me udhëzimin e Presidentit Trump, unë po i drejtoj menjëherë USCIS-it që të pezullojë programin DV1 për t’u siguruar që asnjë amerikan të mos dëmtohet nga ky program katastrofik.’ – u shpreh Noem në postimin e saj në X.

Për qytetarët shqiptarë që kanë fituar tashmë lotarinë, ekziston rreziku i vonesave ose i ndalimit të përkohshëm të procedurave, ndërsa për ata që planifikonin të aplikonin në edicionet e ardhshme, mundësia për pjesëmarrje mbetet e paqartë deri në një vendim përfundimtar.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles