Bashkëshortja e Labinot Rexhës ka vendosur ditën e sotme të reagojë për herë të parë për fotot që u bënë virale në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
Para pak ditësh një foto e Labinotit me një grua dhe një fëmijë të vogël bën xhiron e rrjeti dhe për këtë arsye ka reaguar bashkëshortja e Labinotit.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, bashkëshortja e Labit i ka kthyer përgjigje gazetarit në një mesazh privat duke i kërkuar me fjalë të tjera që mos ta kontaktojë më atë sepse sqarimet do ti japë vetë Labi kur të dalë nga shtëpia.
Bashkëshortja e Labinot Rexhës: “Besoj Labi kur të dalë do ta sqarojë të vërtetën. Unë nuk jam person mediatik dhe do ju lus për mirëkuptim.”





