Monday, May 4, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Nga vajzë në nënë, reflektimi i Xheisarës për 29-vjetorin e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare Xheisara ka festuar ditëlindjen e saj të 29-të në një mënyrë shumë të veçantë. Artistja ka zgjedhur t’i urojë vetes ditëlindjen me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, duke reflektuar mbi vitet e shkuara dhe rolin e ri në jetën e saj si nënë.

Së bashku me disa fotografi festive me atmosferë të ngrohtë familjare, Xheisara ka ndarë me ndjekësit një letër të sinqertë ku flet për rritjen personale, sfidat dhe emocionet e këtij kapitulli të ri në jetën e saj.

“Sot je 29… dhe nuk po e ndjen si një moshë, por si një peshë të ëmbël në zemër…”, shkruan ajo mes të tjerash, duke e përshkruar këtë ditëlindje si fillimin e versionit të saj më të vërtetë.

Në postim, këngëtarja përshkruan vitet e mëparshme si një periudhë që e rriti, e lëndoi dhe e forcoi, ndërsa këtë vit e cilëson si vitin e saj të parë si nënë – një rol që, sipas saj, zemra e ka pritur gjithmonë.

Ajo u shpreh krenare për rrugën që ka bërë dhe inkurajoi veten të mos harrojë ndryshimet e bukura që jeta sjell me kalimin e kohës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles