Anjeza Branka ka humbur nënën. Këngëtarja e njohur e ka ndarë lajmin e trishtë përmes një postimi në rrjetet sociale të martën.
“Nuk di nga t’ia nis të shkruaj për ty. Lamtumirë Ana ime e bukur. Tani nuk kam frikë më asgjë në këtë botë. Frika ime ishte të humbja babin edhe ty shpirti im i bukur, fryma, aroma ime, mami më e mira në botë. Ju mori Zoti. Lamtumirë!”
Anjeza jeton në SHBA prej disa vitesh bashkë me familjen. Në një postim të një viti më parë, ajo ka ndarë krah një fotoje të nënës mallin që ndiente për të.
“Më mungon era jote, kafja që pija me ty çdo mëngjes. Mezi pres të vij jeta ime. Të dua pafund ylli im, e bukura ime. Ana”, shprehej ajo.





