Sunday, May 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Klea Huta u jep fund aludimeve për ndarje nga Elgiti, i bën dedikimin e veçantë për ditëlindje: Shpirti im…

Aktorja e njohur Klea Huta i ka vënë pikën dyshimeve për ndarje nga bashkëshorti i saj, këngëtari Elgit Doda.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo i ka uruar atij ditëlindjen, duke e quajtur “shpirtin” e saj dhe duke treguar se marrëdhënia mes tyre vijon normalisht.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Të duam shumë!”, shkruan aktorja krahas një fotoje të publikuar me Elgit Dodën dhe djalin e tyre, Krid teksa shfaqen më të lumtur se kurrë.

Prej disa kohësh, në mediat rozë ishin përhapur aludime për një krizë apo ndarje mes dyshes, e cila kurorëzoi dashurinë e saj me martesë vetëm dy vite më parë. Dyshimet u shtuan pasi në profilet e tyre në rrjete sociale u vu re se ishin fshirë disa nga fotografitë e përbashkëta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles