Thursday, May 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Parashqevi Simakun e kisha shoqe në konvikt, harronte që…”, flet mikesha e këngëtares: Situatën e saj e shfrytëzuan

E ftuara e radhës në ‘S’e Luan Topi’ në Top Channel ishte aktorja Mimoza Marjanaku, e cila rrëfehu sfidat, emigrimin dhe mallin për familjen.

Ndër të tjera ajo ndau një pjesë të jetës së saj si studente, ku tha se ka jetuar në të njëjtën dhomë konvikti me artisten e njohur Parashqevi Simakun. Marjanaku e përshkroi Simakun një njeri të thjeshtë, që harronte se ishte artiste, ndërsa u ndal te jeta aktuale e këngëtares. Sipas aktores, figura e Simakut u shfrytëzua.

“E kam pasur në kurs Parashqevinë. Ajo erdhi disa vite më vonë. Në vit të parë kam qenë në një dhomë më Parashqevinë, dhe pse ishte artiste e njohur ishte konviktore. Parashqevia e vërtetë ishte artiste, kur erdhi kishte  një tagër tjetër si ne kur erdhi në shkollë. Kemi kaluar shumë mirë. Ajo e harronte faktin që ishte artiste kur ishte me ne, sepse kishte hyrë për të bërë diçka të re. Ishte e thjeshtë.

(Komenton foton me Parshqevinë), kam bërë zbor e Prashqevinë dhe Monika Lubonjën”, u shpreh aktorja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles