Këngëtarja Egli Tako rikthehet në skenë pas një pauze, duke shënuar rikthimin e saj në koncertet live. Artistja do të performojë më 20 dhjetor në Forlì, Itali, në ambientet e Naima Club.
Ky koncert shënon një hap të ri në angazhimet artistike të Eglit, e cila pritet të rikthehet pranë publikut me performanca live gjatë kësaj periudhe.





