Einxhel Shkira, ka shqetësuar fansat me postimin e saj më të fundit. Ajo ka publikuar në Instagram Story një foto ku tregon se ka thyer këmbën, gjë që e ka detyruar të përfundojë në spital.
Në një tjetër foto të publikuar, shihet DJ Dagz i shtrirë në divanin e spitalit, pranë saj.
Krahas postimeve, Einxhel ka shkruar me humor:

“Dagz i ka ngelur merak që s’ka qenë kur kam thyer krahun. Po e kompenson me këmbën tani. Thashë të kaloja njëherë edhe nga spitali në Prishtinë, me ndonjë thyerje të vogël.”





