I beftë ishte ikja e Shpat Kasapit! Lajmin për ndarjen e tij nga jeta “theu” zemrat e miqve, kolegëve, e të gjithë atyre që u rritën, qeshën e qanë me këngët e tij.
Në kohën më të bukur, kur familja e tij ishte bekuar me ardhjen e Roelit dhe se i vogli kishte nevojë më së shumti për të atin, zemra e Shpatit u tregua “tradhtare”, pushoi së rrahuri duke lënë kështu një zbrazëti të madhe pas.
Momentet e fundit ai i kaloi pranë Selvies, bashkëshortes së tij të cilës i kishte premtuar që do ta donte deri në vdekje dhe Roelit, pasi të tre ndodheshin në Itali për kurimin e birit të tyre i cili ende nuk kishte arritur që ta thërriste “babi”.
Ka qenë miku i Shpatit, ai i cili e shoqëroi në spital, por që për fat të keq ishte tepër vonë për këngëtarin dhe mjekët nuk mundën që ta rikthejnë në jetë.
Ai ka treguar se në momentin që ka ndërruar jetë, sytë e tij shkuan nga djali të cilit donte t’i thoshte diçka, por që nuk mundi.
“Në momentin që ai ka ndërruar jetë, në bisedat që kam pasur pak më parë me Seldën, ka dashur të thotë diçka dhe i ka kthyer sytë nga djali. Prandaj ishte ai status i Selvës, që shyqyr ishim bashkë që e pa për herë të fundit djalin aty pranë”, tregoi Marigleni, miku i Shpatit për RTSH.




