Këngëtarja Nora Istrefi do të jetë mysafire në emisionin e ish-bashkëshortit të saj, Robert Berisha. Kjo vjen 6 vjet pas ndarjes së bujshme të çiftit.
Në një video promovuese të emisionit, Nora e cila ka edhe një vajzë me Robertin, shihet duke hyrë në studio nën tingujt e këngës së saj hit “Natën”, ndërsa vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr veçanërisht vargu që dëgjohet në momentin e hyrjes: “A po të mungoj, oh natën, natën”.
Moment interesant i promos është kur Roberti i zgjat një unazë Norës, ndërsa mes shakasë dhe ngacmimeve ai i drejtohet asaj me fjalët: “A je e lirë me 4 shtator se jam tu u martu?”.




