Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Bashkëpunim me Rita Orën? Këngëtari Kosovar shpërndan një story që “i thotë të gjitha”!

Këngëtari i njohur nga Kosova, Yll Limani duket se ka plane për projekte të afërta muzikore. Por këtë herë ai nuk do të jetë i vetëm por pritet të ketë një bashkëpunim me këngëtaren me origjinë shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Është  Ylli ai që i ka shkruar i pari Ritës, pas publikimit të këngës së kësaj të fundit “All Natural”. Ai i ka dërguar një mesazh ku thuhet “Rita!! Love All Natural”,duke treguar kështu që kënga e artistes i ka pëlqyer shumë.

Ndërkohë artistja e ka falenderuar duke e quajtur “legjendë” dhe duke i thënë se komenti i tij për këngën do  të thotë shumë për të, për vet faktin që të dy janë shqiptarë.

“Ah legjendë, faleminderit!! Do të thotë shumë sidomos nga një mik shqiptar”

Më pas artisti kosovar e ka ftuar për një bashkëpunim dhe Rita ka thënë se do i pëlqente shumë.

Dhe Ylli ka përfunduar duke thënë se do të kontaktojnë. Ka qënë këngërarja ajo që e ka postuar bisedën në story, duke bërë tag Yll Limanin, i cili më pas e ka ripostuar.

Në rast se dyshja e artistëve do të sjellin një projekt muzikor sëbashku, kjo do të nxiste shumë reagime pozitive nga fansat, të cilët zakonisht janë të prirur ti pëlqejnë të tilla bashkëpunime.

Bashkëpunim me Rita Orën? Këngëtari Kosovar shpërndan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles