Sunday, May 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

U shpall kampion bote, Jurgen Uldedaj: Një titull për të gjithë shqiptarët

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka bërë histori mbrëmjen e së shtunës në “O2 Arena” të Londrës, duke u shpallur kampion bote në versionin IBO për peshën “Cruiserweight” pas një fitorje të qartë ndaj Rolly Lambertit.

Pas përballjes lezhjani reagoi në kanalet e komunikimit, teksa titullin ia dedikon të gjithë shqiptarëve.

“FALEMINDERIT NGA ZEMRA. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për urimet e panumërta për fitoren. Çdo mesazh, çdo fjalë dhe çdo lutje më kanë dhënë forcë në rrugën drejt këtij momenti historik.

Jam krenar që arrita të shpallem Kampion Bote IBO në kategorinë Cruiser, dhe mbi të gjitha, që këtë fitore ia dedikoj Shqipërisë. Ky është vetëm fillimi. Faleminderit që më keni qëndruar pranë në çdo hap”, shkruan Uldedaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles