Saturday, May 2, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Rudina Dembacaj kujton ndarjen nga Eduart Grishaj: Kam qenë shumë e vogël, familja e tij…

Aktorja Rudina Dembacaj ka folur me humor dhe sinqeritet mbi një detaj të harruar të jetës së saj private, duke konfirmuar se ajo ka qenë e fejuar me Eduart Grishajn, sot bashkëshortin e Arbana Osmanit.

Jeta private e Rudina Dembacaj ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së medias rozë, sidomos pas debateve me ish-bashkëshortin dhe martesës aktuale me ish-deputetin.

Në një prononcim, Rudina Dembacaj e konfirmoi historinë, por u shpreh se memoria i është bllokuar.

Ajo u shpreh me humor, duke iu referuar fejesës me Eduart Grishajn: “Sa mirë e mbajnë mend. Të betohem që nuk mbaj mend asgjë. Pi 4 kokrra omega 3 në ditë dhe jam shumë rëndë me memorien.”

Më pas ajo shtoi: “Më ka lënë një shije shumë të mirë familja e tij. Kam qenë shumë e vogël.”

Rudina e mbylli komentin e saj, duke iu referuar me ironi marrëdhënieve të saj në vite: “Mua s’më vihet faj, se ndërro burrë, ndërro burrë më është bllokuar memoria.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles