Saturday, May 2, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Nuk jam viktimë”, Lela flet për ndarjen nga Leo: Çdo fund që vjen, është fillimi i një jete më të vërtetë

Lela Seferi ka thyer heshtjen për ndarjen nga partneri i saj, Leo.

Lela ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një mesazh të gjatë në “Instagram Story”, ku reflekton mbi mënyrën si është gjykuar, keqkuptuar dhe mbi forcën që ka gjetur për të vazhduar përpara.

“Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua. U komentua çdo gjest, çdo fjalë, çdo heshtje ime, sikur të isha një personazh dhe jo një njeri,” – shkruan ajo.

Kjo periudhë i ka mësuar të mos ketë më nevojë të justifikohet, as të shpjegojë veten për të bindur të tjerët. “Kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde,” – shton ajo.

Lela thekson se nuk dëshiron të shihet si viktimë, por si një grua që ka zgjedhur forcën dhe qetësinë.

“Unë sot nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër. Jam thjesht unë. Dua të ec përpara me dinjitet, me qetësi dhe me gjithë projektet që më presin,” – ka shkruar ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles