Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

“Kushdo që tha se do të zgjaste përgjithmonë, gënjeu”, Ledion Liço pranon ndarjen nga Sara?

Moderatori i njohur, Ledion Liço, është lajmëruar ndryshe këtë herë, duke ndarë me ndjekësit një postim emocional në rrjetet sociale.

Ai ka ripostuar një sekuencë në italisht, ku flitet për dashuritë që kanë marrë fund, e cila duket se mbart një mesazh të thellë.

Ku thuhej:

“Kushdo që tha se do të zgjaste përgjithmonë, gënjeu, ose ndoshta thjesht ishte i dashuruar.
E vërteta është se ne jemi ura, ne jemi kllapa të bukura.
E lëmë veten të ikë si lot të sigurt nga sytë tanë, si maska natën.
Por herë pas here kthehemi për të vizituar njëri-tjetrin, si në këtë këngë.”

Ky postim ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, pasi shumë ndjekës e kanë interpretuar si një dedikim për bashkëshorten e tij, Sara Hoxhën, me të cilën kohët e fundit po përflitet për një ndarje të mundshme.

Deri tani, as Ledioni dhe as Sara nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për këto zëra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles