Friday, May 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Iu nënshtrua ndërhyrjes në spital, Efi Dhedhes zbulon gjendjen e saj shëndetësore

Efi Dhedhes dje shqetësoi jo pak ndjekësit e saj me një postim nga spitali.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 u shfaq e shtrirë në shtrat me veshjen karakteristike të pacientëve dhe mbishkrimin “Mirëmëngjes edhe kështu”, duke lënë të kuptohej se po i nënshtrohej një ndërhyrjeje.

Pak orë më vonë, Efi ndau një tjetër foto, këtë herë me një buzëqeshje të lehtë dhe shenjën e paqes, ku shkruante “Me sukses”, duke qetësuar menjëherë fansat e saj.

Nuk dihet ende për çfarë ndërhyrjeje bëhet fjalë, por mesazhet e mbështetjes dhe urimet për shërim të shpejtë nuk munguan.

FOTO/ Iu nënshtrua ndërhyrjes në spital, Efi Dhedhes zbulon

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles