Aktorja Delinda Disha ka njoftuar se do të kandidojë për postin e kryetares së Bashkisë së Tepelenës në zgjedhjet e 9 nëntorit.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social “Instagram”, Disha ka zyrtarizuar kandidaturën si e pavarur, për postin e kryebashkiakut në Tepelenë.
“Jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë. Me respekt, Delinda Zhupa Disha.”, shkruan ajo.
Kujtojmë se përgjatë fushatës së 11 Majit, Delinda nën petkun e aktores “parashikoi” fitoren e Partisë Socialiste. Në rolin e “Lushit” ajo i ra në kokë rezultatit kur i lexoi filxhanin e stërmadh Ramës në takimin përmbyllës në qarkun e Fierit, duke pasur në krah edhe Belinda Ballukun.





