Saturday, April 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Çaji i gështenjës: kura natyrale kundër kollës dhe gripit

Është stina e artë e gështenjave dhe Shqipëria, sidomos zona veriore, është e bekuar me praninë e tyre. Të pjekura apo të ziera, gështenjat janë të dashura nga të gjithë, por përveç shijes së tyre, ato ofrojnë edhe vlera të jashtëzakonshme shëndetësore.

Në mjekësinë popullore, jo vetëm fruti, por edhe gjethet, rrënjët dhe lëvorja e trungut të gështenjës janë përdorur për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Një nga përdorimet më të njohura është çaji i gështenjës, i cili rekomandohet për:

  • Luftimin e kollës së mirë dhe gripit, duke ndihmuar në pastrimin e sekrecioneve dhe qetësimin e fytit.
  • Përmirësimin e tretjes dhe hapjen e oreksit, si dhe uljen e temperaturës.
  • Lehtësimin e variçeve dhe reumatizmës, përmes aplikimit të ekstraktit të gështenjës në formë kremi mbi venat e prekura.
  • Forcimin e kockave dhe çlirimin e kyçeve.

Përgatitja e çajit është e thjeshtë: 3 lugë të vogla ekstrakt gështenje në një gotë ujë të valuar, lihet 20 minuta, kullohet dhe konsumohet 2–3 herë në ditë. Për shije më të mirë, mund të ëmbëlsohet me mjaltë.

Ekspertët e bimëve medicinale theksojnë se çaji i gështenjës është një tonik natyral që ndihmon edhe në shëndetin kardiovaskular, duke mbrojtur muret e venave dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles