Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Lajm i mirë për gjumashët

Ashtu siç ndodh çdo vit, të dielën e fundit të tetorit do të bëhet kalimi nga ora verore në orën dimërore.

Mëngjesin e së dielës, më 26 tetor, në orën 04:00, akrepat do të kthehen një orë pas, duke shënuar përsëri 03:00. Kjo do të sjellë një orë gjumë më shumë për të gjithë gjumashët.

Me kalimin në orën dimërore, ditët do të duken më të shkurtra, ndërsa netët më të gjata. Me ndryshimin e orës, humbasim një orë dritë pasdite, të cilën e rikuperojmë në mëngjes, një ndryshim që do të vërehet veçanërisht nga ata që zgjohen herët.

Ky ndryshim i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian si pjesë e një politike të përbashkët për kursimin e energjisë. Megjithatë, debati për heqjen e këtij sistemi është ende i hapur dhe, pse diskutohet prej vitesh, ende nuk ka një vendim përfundimtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles