Historia e dashurisë së Monica Bellucci-t dhe Tim Burton-it filloi në vitin 2022…
Monica Bellucci thyen heshtjen pas ndarjes nga Tim Burton dhe fjalët e saj të para janë një deklaratë e vërtetë dashurie për regjisorin me të cilin punoi për tre vjet. E intervistuar nga “Vogue Italia”, aktorja e famshme italiane u shpreh:
Ka shtigje që në një pikë të caktuar kryqëzohen në një udhëtim që vazhdon përgjithmonë. Rruga e Timit dhe e imja kryqëzohen, udhëtojnë së bashku dhe pastaj ndahen përsëri. Por, për sa kohë që unë jetoj, Timi do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time.




