Tuesday, April 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pasi ngacmoi Rozana Radin, rikthehet në qeli 28-vjeçari, përndoqi juristen e burgut “313”

Një 28-vjeçar nga Tirana, i dënuar më parë për përndjekjen e këngëtares Rozana Radi, është rikthyer sërish pas hekurave. Këtë herë, ai akuzohet se ka përndjekur juristen e burgut të sigurisë së lartë “313” në Tiranë.

Sipas vendimit gjyqësor, të siguruar nga A2 CNN, juristja e institucionit ka kallëzuar se prej verës së vitit 2024 është “terrorizuar” me qindra mesazhe në Instagram nga profile false, që përmbanin fjalë ngacmuese, si dhe imazhe emojy me thika e bomba. Përpjekjet e saj për t’i bllokuar këto llogari kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi autori hapte menjëherë profile të reja.

Dyshimet e juristes janë përqendruar tek 28-vjeçari Egzon T., i cili pasi u pyet nga ajo në një prej profileve, i dërgoi si përgjigje një foto të fletës së lirimit nga burgu, të datës 19 qershor 2024.

Juristja ka deklaruar se mesazhet i kanë shkaktuar frikë dhe ankth të vazhdueshëm për sigurinë e saj dhe të familjes. Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për të riun, ndërsa ai ka mohuar akuzat, duke pretenduar se nuk e njeh juristen dhe nuk zotëron as telefon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles