Friday, July 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Brezi i sufllaqeve, molto-ve dhe patatinave… Pse “buka me vete” është dinjitet

Nga Entela Resuli

Të merrje bukë më vete në shkollë apo në punë, përpara, por edhe në fillim të viteve ’90 ishte një gjë e zakonshme.

Me “modernizimin “ që i kapi pothuajse të gjithë, buka me vete u kthye në një zakon i cili doli jo vetëm jashtë mode, por në shumicën e rasteve, përbuzej.

Duke lenë bukën në shtëpi e duke konsumuar ushqim të shpejt jashtë, kemi humbur shumë, por çka është më e rëndësishmja, jemi ushqyer keq.

Erdhëm të brezi i sufllaqeve, molt-ove, patatinave dhe ushqimeve të tjera të shpejta të fabrikuara kush e di sa kohë më parë.

Por duket se diçka ka ndryshuar kohët e fundit, njerëzit tashmë janë velur me shijen e fabrikave dhe po i kthehen ushqimit të shtëpisë.

Fëmijët janë ata që e vuajnë më shumë dhe do të duhet të ndërgjegjësohen më tepër për këtë fakt.

Shumë prej tyre ankohen se duke marrë ushqimin me vetë tallen nga shokët dhe shoqet e klasës. Këtu hynë roli i prindit i cili duke e pajisur fëmijën me ushqim nga shtëpia, e bënë atë të ndërgjegjshëm se ajo çka gatuhet nga duart e mamit është shumë herë më e shëndetshme se sa ajo që ble në një dyqanin përball shkollës.

Denada Toçe, psikologe, nënë e dy fëmijëve ka bërë një postim në rrjetet sociale duke dëshiruar që mesazhi i saj të shpërndahet te sa më shumë prindër që kanë fëmijët në shkollë.

Ajo këshillon se ushqimi i bërë në shtëpi nuk është vetëm i shëndetshëm, por bart edhe të tjera mesazhe për aspektin sociale të fëmijës.

“Përgatitja e bukës me vete për Samuelin, është një nga kënaqësitë e veçanta të çdo mëngjesi për mua. Mundohem që Samuel të haj shëndetshëm, ndaj dhe bëj kujdes për produktet që zgjedh t’i jap. Sot me vete kemi: bukë integrale, gjalpë dhie dhe reçel boronicë shtëpie. Gjithashtu karota, mollë dhe bajame. Ushqimi konsumohet në shkollë midis vaktit të drekës dhe pushimit. Sipas një tradite, fëmijët marrin pak më shumë ushqim që të kenë mundësi ta ndajnë midis shokëve. Edhe ne, më përpara e kemi patur këtë sjellje mes shoku-shokut. Për të rritur fëmije social dhe sa më pak egoist, është një tradite që duhet ruajtur”-shkruan Toçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles