Sunday, May 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

500 mijë euro dasmë?! Reagon për herë të parë Genar Topalli: Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj

Genar Topalli, djali i politikanes së njohur Jozefina Topalli, ka reaguar për herë të parë pas aludimeve se ceremonia e tij e martesës me prezantuesen Cindy Marina në Romë ka kushtuar 500,000 euro dhe se shpenzimet ishin paguar nga paratë publike.

Ai sqaron se ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve, për të cilin nuk ka pasur asnjë pagesë, përveç një donacioni simbolik.

“Darkën e mbajtëm në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri, të cilën çdo kush mund ta verifikojë lehtësisht,” shprehet Genari.

Gjithashtu thekson se gjithë organizimi dhe financimi u krye nga ai dhe partnerja e tij, me mbështetjen e prindërve të Cindy-t, të cilët jetojnë në SHBA prej 30 vitesh dhe kanë zhvilluar biznese të suksesshme në transport dhe sport, me mbi 150 të punësuar.

Reagimi i tij vjen pas komenteve publike, përfshirë edhe ato të moderatorës Eva Murati, e cila më parë pretendoi se dasma ishte financuar nga paratë e vjedhura nga fondet publike, por më pas ka reflektuar.

Genari përfundon sqarimin duke falënderuar të gjithë për urimet dhe duke hedhur poshtë çdo spekulim mbi shpenzimet e ceremonisë.

Reagimi i plotë i Genar Topallit:

Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,

Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.

Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google)Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj..

Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.

Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative. Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.

Me respekt,

Genar Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles