Sunday, May 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Dasma madhështore me Cindyn në Romë/ Reagon ish- partnerja e Genarit, Eva Murati: M burrem me para që mund të jenë të vjedhura

Dasma madhështore e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e zhvilluar në Romë, është kthyer në një nga temat më të komentuara të ditëve të fundit. Ceremonia përrallore me luks dhe të ftuar VIP bëri bujë në rrjetet sociale, duke sjellë qindra reagime nga publiku.

Por vëmendjen e mori edhe moderatorja sportive Eva Murati, ish-partnerja e Genar Topallit, e cila u përfshi në një debat të zjarrtë pas një videoje të saj që u bë virale në TikTok.

Ndjekësit komentuan duke aluduar për xhelozi, madje njëri sugjeroi se Murati do të kishte dashur një dasmë të tillë luksoze. Moderatorja reagoi pa dorashka, duke lëshuar një deklaratë të fortë:

Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.
Ky reagim ndezi edhe më shumë komentet në rrjet, duke rikthyer në qendër marrëdhënien e dikurshme të Muratit me Genar Topallin dhe duke e bërë pjesë të një prej lajmeve më të diskutuara të momentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles