Sunday, May 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Top Channel i beson Eglit emisionin e rëndësishëm

Egli Tako, ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, do të rikthehet në ekranin e Top Channel, këtë herë në një rol të ri si prezantuese.

Lajmi është konfirmuar nga vetë televizioni përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku zbulohet programi “Yes Day”, një format familjar ku fëmijët marrin rolin e shefave dhe prindërit sfidohen të argëtohen më shumë se kurrë.

“‘Yes Day’ me Egli Tako. Aty ku fëmijët bëhen shefa dhe prindërit argëtohen më shumë se kurrë!”, shkruan Top Channel.

Familja fituese e këtij programi do të shpërblehet me një udhëtim magjik në Disneyland, ndërsa aplikimet për pjesëmarrje tashmë kanë nisur në faqen zyrtare të televizionit.

Ky rikthim shënon hapin e parë të Egli Takos si prezantuese në ekranin e Top Channel, duke i dhënë një dimension të ri karrierës së saj pas eksperiencës në reality show.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles