Stilisti i njohur Ardi Asllani, personazhi i cili është multidimesional ka njoftuar projektin e tij më të ri, një podcast me titull “Sekrete të Qeta”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Asllani bëri të ditur se ky format do të jetë një hapësirë intime dhe e veçantë, ku miq, artistë dhe personazhe të njohur do të ndajnë rrëfime personale dhe sekrete të pathëna më parë.
“Prej kohësh kam menduar të vij me diçka ndryshe… dhe ja, momenti erdhi. Sekrete të Qeta do të jetë dhoma e rrëfimeve të miqve, artistëve dhe të njohurve që do jenë me mua për të rrëfyer një pjesë të fshehtë të tyre”, shkruan ai.
Podcasti pritet të jetë i aksesueshëm në të gjitha platformat online, si dhe në televizion, duke sjellë pranë publikut biseda të thella dhe emocionale.
Ky projekt premton të sjellë një qasje ndryshe nga formatet tradicionale, duke e kthyer podcastin në një vend ku intimiteti dhe rrëfimi personal vihen në qendër.





