Sunday, May 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Mozzik prek fansat me fjalët për nënën në ditën e saj të lindjes: Ti je heroi im i gjallë

Reperi i njohur Mozzik ka emocionuar ndjekësit me një postim të ndjerë kushtuar nënës së tij, në ditën e saj të lindjes. Ai ka ndarë fjalë prekëse, ku shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e pakufishme për gruan më të rëndësishme në jetën e tij.

“Nënë e dashur Urime ditëlindjen! Sot më shumë se çdo ditë tjetër dua të ndalem dhe të falënderoj Zotin që më ka dhuruar një nënë si ti. E di mirë me sa vështirësi na ke rritur… çdo hap i yti ka qenë sakrificë, çdo buzëqeshje ka fshehur dhimbje dhe çdo fjalë e jote ka qenë forcë për ne”, shkruan Mozzik mes tjerash.

Ai ka treguar se pavarësisht humbjeve dhe dhimbjeve që ka kaluar nëna e tij, ajo gjithmonë ka arritur të japë dashuri, ngrohtësi dhe forcë. Mozzik e quan atë “heroin e gjallë” dhe “dashurinë më të pastër që ekziston në këtë botë”, duke i uruar shëndet, jetë të gjatë dhe paqe në shpirt.

Postimi i reperit është pritur me shumë reagime pozitive nga ndjekësit e tij, të cilët janë prekur nga dedikimi i sinqertë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles