Sot në ditën e parë të shkollës risjellim, një nga letrat më frymëzuese, atë të Abraham Lincoln për mësuesin e djalit të tij…
Mësues i nderuar,
Djali im sot do të fillojë shkollën.
Për një kohë të shkurtër ai do t’i përkasë botës, e cila është plot me dashuri, por edhe me urrejtje, me gëzim, por edhe me dhimbje.
Prandaj, të lutem, puno me të me kujdes.
Mësoje se për çdo armik ka një mik.
Mësoje se nuk janë të gjithë njerëzit të drejtë, por as të gjithë armiqësorë.
Mësoje se një dollar i fituar është më i vlefshëm se pesë të gjetur.
Mësoje të humbasë me dinjitet dhe të fitojë me modestinë e duhur.
Mësoje të largohet nga zhurma e turmës dhe të dëgjojë këshillat e vetë ndërgjegjes së tij.
Mësoje të qeshë kur është i trishtuar dhe të mos turpërohet nga lotët.
Mësoje se ka më shumë lavdi në dështim të ndershëm sesa në sukses me mashtrim.
Mësoje të mos ndjekë thjesht të tjerët sepse shumica e bën këtë.
Mësoje të shesë idetë e tij më të mira dhe të mos e vendosë çmimin e shpirtit të tij.
Mësoje të jetë i fortë dhe i duruar me të fortët, dhe i butë e i kujdesshëm me të dobëtit.
Mësoje të ketë besim te vetja, sepse vetëm atëherë do të ketë besim te njerëzimi.
Kjo është një kërkesë e madhe, por shih çfarë mund të bësh.
Ai është një djalë kaq i mirë, djali im.





