Vjeshta na thërret për të ndryshuar pak stilin, për të ndryshuar gardërobën dhe për të menduar ca kombinime elegante për stinën. Me ca këshilla të thjeshta, mund të dukeni bukur përgjatë muajve pasardhës. Madje, këto ndryshime të vogla mund t’ju vendosin edhe pak në siklet për shkak të komplimenteve të shumta që do të merrni.

Nëse dëshironi që pamja juaj të jetë sa më e sofistikuar dhe me stil, duhet të nisni të mendoni për veshjet. Këtu gjenden 9 kombinime por kujtoni gjithnjë që të përdorni veshjet në dollapin tuaj duke gjetur mënyra si t’i përshtasni, pa qenë nevoja të blini më shumë gjëra.

Pallto, fustan të shkurtër dhe taka Mary Jane

Gjatësia e palltos mund të jetë pak e vështirë për t’u qëlluar në shenjë, por mbani mend që një fustan i shkurtër duket mirë me pallto më të gjata. E vështirë për t’u shpjeguar pse, por funksionon gjithmonë dhe duket elegante.

Kostum, bluzë dhe mokasine

Një kostum ngjyrë kremi, me mokasine të zeza garanton një pamje të pastër dhe pa shumë mund.

Bluzë e mbyllur, fund i gjatë dhe shapka me takë

2025 ka pasur në qendër fundet dhe nuk do të dalin ende nga moda. Një fund i plotë do të nxjerrë në pah siluetën.

Pardesytë nuk mungojnë asnjëherë në vjeshtë dhe me xhinse të bardha e mokasine janë kombinimi më i thjeshtë për këtë stinë plot ndryshime.

Fund, këmishë dhe këpucë me majë

Fundi i drejtë është një nga më të preferuarit e këtij viti dhe për 2025 duhet deri në fund të këmbëve. Shtoni një këmishë elegante me vija blu, një pulovër dhe këpucë me majë.

Xhaketë dhe pantallona të gjera

Xhaketat e lëkurës dhe kamoshit kanë nisur që tani dhe në vend të xhinseve, ju duhen pantallona me një prerje të bukur dhe këpucë të sheshta. Mund të shtoni vathë që bien në sy dhe jeni gati.

Golf, pantallona Bermuda dhe taka

Nëse këtë verë bletë pantallona Bermuda, do të jeni të lumtura të dini se trendi do të vijojë përgjatë vjeshtës. Kombinohen mirë me çizmet e gjata, por s’ka rëndësi këpuca; kini parasysh se një bluzë e ngushtë si një golf i zi klasik, është e duhura.

Xhaketë stofi dhe xhinse

Xhaketat e stofit nuk ikin kurrë nga moda, sidomos nëse keni ngjyra neutrale apo të zezë. Duken shumë mirë me xhinset me prerje të drejtë dhe këpucë balerina.

Pallto dhe fund i shkurtër

Ideja është e ngjashme me fustanin, por kur fundi përshtatet mirë me pallton, mund të zgjidhni këpucë me rrip nga pas dhe ndoshta një ngjyrë pak të guximshme