Friday, April 17, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Shuhet në moshën 91-vjeçare stilisti italian Giorgio Armani

Giorgio Armani, ka ndërruar jetë këtë të enjte. Stilisti pionier i modës, i cili përgjatë gjithë jetës së tij arriti të shënonte me gërma të arta emrin e tij në këtë industri, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 91-vjeçare.

Ai arriti që të ishte një ndër personazhet më të lakmuar në industrinë e modës duke veshur për vite me radhë disa nga fytyrat më të famshme.

Lajmin e trishtë për këtë humbje e ka konfirmuar vetë kompania e tij legjendare të cilës i kushtoi të gjithë pasionin, dëshirën dhe jetën.

 “Me hidhërim të pafund, Grupi Armani njofton ndarjen nga jeta të krijuesit, themeluesit dhe forcës së palodhur lëvizëse: Giorgio Armani”, tha shtëpia e modës në një deklaratë.

Prej kohësh Giorgio ka qenë i sëmurë dhe madje në qershor të këtij viti ai u detyrua që të hiqte dorë nga shfaqjet e grupit të tij në Javën e Modës, hera e parë në karrierën e tij që humbi një nga eventet e modës.

Italiani e rriti perandorinë e tij të modës gjatë mbretërimit të tij 50-vjeçar në modë, me stilistin që përziente biznesin dhe kënaqësinë, me miq të ngushtë si Richard Gere, Donatella Versace dhe Renée Zellweger.

I njohur si “Re Giorgio”,  Mbreti Giorgio,  stilisti njihej për punën e tij të cilës i qëndronte mbi “kokë” në çdo detaj, nga reklamat deri te rregullimi i flokëve të modeleve ndërsa ato shkonin në pasarelë.

Homazhet në nder të Armanit do të zhvillohen ditën e shtunë dhe të diel në Milano dhe më pas do të mbahet një ceremoni private ku familjarët e afërt do t’i japin lamtumirën e fundit legjendës së modës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles