Emilio Fede, një nga figurat simbol të televizionit italian, ka ndërruar jetë ditën e martë në moshën 94-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga vajza e tij, Sveva, për gazetën Corriere della Sera. Gjendja shëndetësore e Fede ishte përkeqësuar ndjeshëm në ditët e fundit. Prej kohësh ai ishte i shtruar në qendrën e kujdesit “San Felice” në Segrate, pranë Milanos.
Fede ishte një nga figurat më të njohura të televizionit italian. Karrierën e nisi në vitet ’60 në RAI si gazetar lufte, për të vijuar më pas si drejtor i edicionit informativ TG1. Në vitet ’90 ai iu bashkua grupit mediatik Fininvest, ku Silvio Berlusconi e vendosi në krye të TG4. Nga viti 1992 deri në 2012, edicioni informativ që drejtonte u bë zëri më hapur pro-Berluskonit në televizionin italian, një model që u dashurua dhe u kundërshtua me të njëjtën forcë. Me stilin e tij të komentimit të theksuar emocional dhe editorialet dramatike, Fede u bë një figurë e pazëvendësueshme e ekranit.




