Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Kush është vajza misterioze që shoqëron G Banin?

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, G Bani, ka bërë sërish bujë në rrjetet sociale me postimin e tij më të fundit në InstaStory.

Ai ndau një fotografi ku shfaqej pranë një vajze misterioze, duke lënë ndjekësit të spekulojnë mbi identitetin e saj.

Megjithëse postimi nuk përmbante detaje të tjera, pyetja që po bën xhiron në rrjet është nëse kjo vajzë mund të jetë partnerja e re e G Banit.

Fansat dhe ndjekësit e tij kanë filluar të komentojnë dhe të spekulojnë mbi marrëdhënien e mundshme, duke bërë që ky postim të bëhet një nga më të komentuarit e ditës.

Ndërkohë, G Bani po vazhdon me angazhimet e tij në muzikë, për projekte të reja.

I njëjti mori vëmendje të madhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë diçka më shumë nga reperi për jetën private

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles