Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Shahistja 10-vjeçare shkruan historinë, lojtarja e vogël mund mjeshtrin e madh

Një 10-vjeçare britanike ka hyrë në historinë e shahut si lojtarja më e vogël që ka mundur një mjeshtër. Bodhana Sivanandan nga Londra, mundi mjeshtrin 60-vjeçar Pete Wells në raundin e fundit të Kampionatit Britanik të Shahut 2025 të dielën në Liverpul, raporton CNN. Në moshën 10 vjeçe, pesë muaj e tri ditë, Sivanandan theu rekordin e amerikanes Carissa Yip që ishte 10 vjeçe, 11 muaj dhe 20 ditë kur mundi një mjeshtër në vitin 2019 siaps Federatës Ndërkombëtare të Shahut.

Sivanandan tani ka fituar statusin e mjeshtres ndërkombëtare, një nivel poshtë titullit për femra mjeshtre e madhe, titulli më i lartë në shah është mjeshtër që mbahet nga kampioni aktual i botës, Gukesh Dommaraju dhe numri 1 i botës, Magnus Carlsen. Në vitin 2024, babai i saj tha për BBC se “askush” në familjen e tyre nuk kishte shkëlqyer më parë në shah. Sivanandan tha se nisi ta pëlqente sportin gjatë pandemisë kur ishte pesë vjeçe, pasi një nga miqtë e të atit i dhuroi disa lodra e libra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles