Artistja e njohur shkodrane Rita Ndoci ka humbur nënën. Ajo ka ndarë një shënim të shkurtër në llogarinë e saj, duke njoftuar se mes mes dhimbjes dhe lotëve është nisur nga Gjermania, ku jeton prej vitesh, në kryeqendrën e veriut në Shqipëri.
Ajo thotë se udha e kthimit për në Shkodër këtë të hënë është shumë e vështirë, ama më e vështirë është ndarja përgjithmonë nga nëna e saj e dashur.
“Mam e kam të vështirë udhetimin për të ardhur sot e te ndahem me ty përgjithmonë. Falenderurse për ty për gjithçka çfarë ke ba për ne. U bashkove me baben ne amëshim. Krishti të pastë në Parriz e kjosh ejlli i rojes për ne tanë.
Nuk do t’më presësh ma tek dritarja, e nuk do ta ndigjoj ma zanin tand të dashtun, por do t’jesh gjithkund me ne. Na vorfnove sot shumë. Lamtumirë Mam”, shkruan mes dhimbjes aktorja Rita Ndoci.
Artistja shkodrane është larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë më 8 nëntor 1991 për një turne, dhe nuk u kthye më prej andej përveç se si mysafire dhe e ftuar për koncerte në vendin e saj. Rita Ndoci mban titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.





