Maluma ndërpreu koncertin e tij në Meksikë për të kritikuar një nëne që po mbante fëmijën e saj 1-vjeçar në krahë pa asnjë mbrojtëse për veshët. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, këngëtari i famshëm shfaqet duke ndaluar performancën dhe duke i folur drejtpërdrejt nënës për pakujdesinë e saj.
“A mendoni se është ide e mirë që fëmija juaj 1-vjeçar të shkojë në një koncert ku decibelët janë tepër të lartë? Foshnja as nuk e di çfarë po bën këtu. Herën tjetër, mbroji veshët e tij. Vërtet. Është shumë e rëndë për fëmijën. Kjo është përgjegjësia jote,“ tha Maluma.
“Po e tund majtas e djathtas sikur të ishte lodër. Ky foshnjë nuk do të jetë këtu. Po ta them me gjithë dashurinë dhe respektin tim, tani që jam baba… nuk do ta çoja kurrë në një koncert. Herën tjetër, ji më vigjilent,” përfundoi ai, ndërsa turma e priti me duartrokitje reagimin e tij.





