Një video e publikuar në Instagram nga aktorja dhe influencerja Eliona Pitarka ka ngjallur reagime të ashpra në rrjet, duke tërhequr kritika jo vetëm nga ndjekësit shqiptarë, por edhe nga komentues ndërkombëtarë. Në pamje, Pitarka shfaqet duke balancuar mbi një tenxhere metalike, me taka të larta në këmbë dhe me foshnjën në krah, ndërsa pi nga një shishe e bardhë. Ajo e shoqëron videon me përshkrimin: “Just balancing life like”, në kuadër të një trendi viral të frymëzuar nga Nicki Minaj.







