Tuesday, May 19, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Salsano Rrapi kërcen mbi turmë, askush s’e pret dhe rrëzohet në tokë

Një incident gjatë një aktiviteti festiv në Bulqizë nuk e ndaloi aspak humoristin e njohur Salsano Rrapi. Teksa ishte në mes të një skeçi, ai rrëshqiti dhe u rrëzua keq nga skena, duke përfunduar në tokë mes të pranishmëve që nuk reaguan për ta ndalur.

Ngjarja ndodhi në kulmin e interpretimit, kur Salsano bëri një lëvizje si me shaka, duke u afruar drejt skajit të skenës, sikur do të hidhej mbi publikun. Në çastin e fundit ndaloi, por humbi ekuilibrin, rrëshqiti dhe u përplas në tokë.

Pavarësisht rënies, aktori nuk e humbi sensin e humorit. Ai publikoi vetë videon në rrjetet sociale me ironi karakteristike:
“Video më e plotë e hedhjes sime nga trampolina në Bulqizë…”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles