Wednesday, May 20, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Argjira Spanca largohet nga ekrani pas shtatë vitesh: Ka ardhur momenti të bëj diçka tjetër, jam krenare për gjithçka që kam arritur

Moderatorja e njohur, Argjira Spanca ka lajmëruar largimin e saj nga ekrani pas shtatë vitesh.

Në një postim në rrjetin e saj social “Instagram”, Argjira ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se ajo nuk do jetë më pjesë e programit “E diell” në Top Channel.

Gjithashtu ajo ka kujtuar fillimet e saj në televizion, ku nuk  kishte aspak plane për televizionin, por gjëja që e ka shtyrë ishte dashuria që ajo kishte për bukurinë dhe kreativitetin që kjo punë i ofronte.

Më tej, vajza e cila me çiltërsinë dhe ëmbëlsinë që e karakterizon fitoi “zemrat” e të gjithëve, ka theksuar se ka ardhur momenti për të bërë disa hapa të rinj për jetën e saj, larg asaj që publiku është mësuar të shohë deri më sot.

Ndërkohë Argjira nuk ka lënë pa falënderuar publikun që e ka mbështetur dhe e ka dashur gjatë rrugëtimit të saj në botën e televizionit si dhe të gjithë personat të cilët përgjatë këtij rrugëtimin televiziv i kanë qëndruar pranë dhe janë kthyer për të si një familje e dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles