Moderatori dhe ish-banori i Big Brother Vip, Meriton Mjekiqi është arrestuar këtë të martë nga Policia e Kosovës.
Sipas informacioneve të bëra me dije nga “Sinjali”, mësohet se Mjekiqi së bashku me vëllain e tij, Rinor Mjekiqin kanë rënë në prangat e bluve pasi akuzohet lidhur me një ngjarje të ndodhur javë më parë ku mbeti i plagosur shtetasi, Egzon Grajqevci.
Moderatori së bashku me të vëllain u paraqitën ditën e sotme në Stacionin Policor në Obiliq, ku u morën në pyetje, ndërkohë që Prokurori vendosi ndaj tyre masën e ndalimit prej 48 orësh.
Kujtojmë se më 11 korrik, Meritoni dhe Rinori, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me Egzon Grajqevci i cili mbeti i plagosur. Pas denoncimit që ky i fundit bëri në Polici dy vëllezërit u shpallën në kërkim.





