Gjatë një interviste për “Pushime On Top” me Lei Krajën, Elton Ilirjani ka ndarë me publikun një histori të sikletshme që i ka ndodhur me një burrë shqiptar.
Biznesmeni i njohur shprehet se ai donte të kishte marrëdhënie seksuale me të, por gjatë gjithë kohës kishte një qasje sikur ai ishte një vajzë.
“Ishte momenti kur ne do bënim seks, se ju thoni dashuri, po nuk ishte dashuri ishte seks. Shkojmë dhe gjithë qasjen e kishte sikur unë isha vajzë. Më bezdisi se po kërkonte nëpër trup të gjente vaginën, po unë nuk kam”, tha modeli, duke shkaktuar të qeshura te moderatorja e njohur.





