Jeff Bezos ka një pamje të re që po tërheq vëmendje. Pas martesës me Lauren Sanchez-in, themeluesi i Amazon ka shfaqur një model të ri flokësh që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Gjatë Konferencës së Medias dhe Teknologjisë Allen&Co në Sun Valley, Idaho, Bezos u fotografua përkrah gruas së tij. Flokët i ka gri, një kontrast i fortë me pamjen ikonike pa to, duke ngjallur kështu kuriozitet të konsiderueshëm mes fansave.
Një pasion që zonja e re Bezos e kishte diskutuar në një intervistë të mëparshme me Wall Street Journal: “Jeff është jashtëzakonisht i përkushtuar ndaj stërvitjeve të tij“.
Duke pasur parasysh vëmendjen që Jeff Bezos i kushton pamjes së tij fizike, shkujdesja do të ishte jashtë diskutimit. Ky ndryshim i fundit në stil mund të jetë një hap tjetër në evolucionin e vazhdueshëm estetik të manjatit, i cili nuk ka pasur kurrë frikë të rikrijojë veten.
Transformimi te flokët mund të pasqyrojë kapitullin e ri në jetën me Lauren Sanchez pas martesës së tyre. Dhe kush e di, ndoshta ai do të jetë në gjendje të bindë burra të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.





