Thursday, May 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

E zeza në verë? Ekspertët rrëzojnë mitin: Mund t’ju mbajë më freskët se e bardha

Prej vitesh është përsëritur ideja se veshjet e zeza duhen shmangur gjatë verës, pasi përthithin më shumë nxehtësi. Por ekspertët e fizikës dhe biologjisë nuk janë dakord.

Ata shpjegojnë se çelësi nuk qëndron thjesht te ngjyra, por te mënyra si rrobat ndërveprojnë me trupin dhe mjedisin.

Rrobat e bardha mund të reflektojnë dritën, por gjithashtu kthejnë mbrapsht nxehtësinë që lëshon trupi, duke krijuar një efekt “sobë”.

Ndërkohë, rrobat e zeza e përthithin nxehtësinë nga jashtë, por e shpërndajnë më mirë – sidomos kur janë të gjëra dhe me material të lehtë, duke ndihmuar në qarkullimin e ajrit dhe avullimin e djersës.

Shembulli më i thjeshtë? Beduinët e shkretëtirës që vishen me të zeza dhe të gjata edhe në temperatura ekstreme.

Përveç funksionit, e zeza mbetet një ngjyrë klasike që përshtatet lehtësisht në çdo ambient – elegante dhe praktike. Pra, ndryshe nga sa kemi menduar, ngjyra e zezë nuk është tabu në verë. Në disa raste, është pikërisht ajo që duhet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles