Thursday, May 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Barbona, nuk i llogaris”/ Shpërthen modelja që bëri deklaratën e bujshme për librat: Studioj për mjekësi…

Modelja e “She’s On Top”, Enxhi Ruxhdia, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Kujtojmë se ajo pak ditë më parë bëri bujë me deklaratën e saj, ku tha se librin e përdor si aksesor në plazh, jo për t’a lexuar. Lidhur me këtë ka patur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa prej tyre kanë qenë dhe të ashpra.

Enxhi, e cila studion për mjekësi, u shpreh se në shkollë është shumë e përgjegjshme dhe shkon në praktikë:“Nuk kam ngelur në asnjë provim, gjë që është shumë e mirë. Shkolla po ecën për bukuri”.

Modelja që vazhdon fakultetin e mjekësisë, e pyetur se çfarë ‘notash ka dhe si mund të kuptohet kjo kur thua se librin e përdor si aksesor?’, u shpreh: “Unë në provimin e maturës shtetërore në letërsi, kam marrë notën 9 pikë ca dhe këtë mund ta faktoj. Dhe i ftoj gjithë këta komentuesit, lexuesit, moralistët nëpër komente, t’i nxjerrin notat e tyre se çfarë kanë marrë këta njerëz në provim dhe të shohim kush është më i lexuar”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles