Egli Tako është gati të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore, duke nisur për herë të parë një tur koncertal në Kosovë.
Nesër, artistja do të performojë në dy qytete, Pejë dhe Vushtrri duke i dhënë zyrtarisht startin aventurës së saj në skenën kosovare.
Këngëtarja do të publikojë gjithashtu edhe projektin e saj më të ri muzikor “O sa mirë” një bashkëpunim i fuqishëm me dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Lumi B dhe Ghettogeasy.
Kënga do të dalë pikërisht nesër, duke u sinkronizuar në mënyrë të përkryer me debutimin e saj në skenë në Kosovë.





