Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”, pritet të rikthehet në ekran për sezonin e tij të pestë. Edhe pse Top Channel nuk ka konfirmuar ende datën e nisjes apo listën zyrtare të banorëve, zërat dhe spekulimet në rrjete sociale kanë nisur të qarkullojnë me intensitet.
Një nga emrat që ka ndezur diskutimet online është Salsano Rrapi, aktor dhe moderator i njohur për publikun shqiptar. Në një intervistë televizive të fundit, ai pranoi publikisht se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e edicionit të ri të BB VIP. Ndonëse nuk dha një përgjigje të qartë, pranimi i ftesës ka mjaftuar për të rritur kuriozitetin dhe diskutimet.
Përveç tij, fansat kanë listuar si të “dëshiruar” edhe emra të tjerë nga fusha të ndryshme të showbiz-it, si Argjentina Ramosaj, Evi Reçi, por edhe ish-banorë që mund të rikthehen për të sjellë dinamika të reja, si Donald Veshaj apo Einxhel Shkira. Deri tani, asnjë prej këtyre emrave nuk është konfirmuar zyrtarisht.





