Thursday, May 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Thashetheme për një romancë mes Sarës dhe Erik Fullanit, djali i biznesmenit nuk “fshihet” më, reagimi që nxiti rrjetin

Prej disa ditësh rrjeti po zien nga thashethemet për një lidhje të mundshme mes blogeres Sara Hoxha dhe Erik Fullanit.

Së fundmi, Sara ka publikuar disa foto ku shihet e veshur me një fustan ngjyrë lejla, ku duket mjaft elegante dhe e kuruar deri në detajin më të vogël. Kjo paraqitje është vlerësuar jo vetëm nga ndjekësit e saj, por ka tërhequr edhe vëmendjen e Erik Fullanit, i cili ka reaguar me një pëlqim në postimin e saj.

Veprimi i biznesmenit ka tërhequr padyshim vëmendjen e fansave duke aluduar që fjalët që kanë qarkulluar janë të vërteta.

Deri më tani Sara dhe Erik nuk kanë dhënë asnjë një deklaratë lidhur me situatën e tyre, por një heshtje e tillë është tipike për personat që janë publik, ndoshta për të ruajtur privatësinë e tyre ose për të qëndruar në qendër te vëmendjes. Megjithatë, kjo heshtje nuk ka penguar fansat, të cilët ndjekin me vëmendje çdo postim të dyshes.

Kujtojmë se Sara ishte partnerja e këngëtarit të njohur Ledi Vula, me të cilin ka dhe një vogëlushe, Poem Blu.

Gjithashtu bolgerja ka ruajtur raporte shumë të mira me familjen e këngëtarit, kjo u bë me dije kur mamaja e Ledrit kishte ditëlindjen dhe Sara së bashku me vajzën e saj kanë qenë duke folur në një videocall edhe duke e uruar për ditëlindje.

Thashetheme për një romancë mes Sarës dhe Erik Fullanit,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles